Fushata e Berishës për zgjedhjet, Bardhi: Asnjë fjalë për PS, betejën e ka me demokratët jo me regjimin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Bardhi pretendon se Berisha përgjatë fushatës së tij për zgjedhjet e 6 Marsit nuk është marrë me kandidatët e PS por me ata të PD.
Bardhi thotë ndër të tjera se Berisha betejën e ka me demokratët dhe jo me Partinë Socialiste.
Statusi i Gazment Bardhit
Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.
Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.
Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës.