Nëpër dasma harxhohen dhjetëra mijëra euro
Prej 10 mijë deri në 30 mijë euro, varësisht nga buxheti i familjeve, është shuma që sillet për të organizuar një dasmë si duhet, sidomos në zonën e Pollogut, ku tradita edhe më tej obligon që nusja dhe dhëndëri ta plotësojnë çdo adet të kërkuar.
Ardita.M, e cila po përgatitet për dasmën e saj pohon se deri tani ka harxhuar mijëra euro dhe se po bëhet gati edhe për harxhime të tjera përfundimtare, para dasmës së saj në korrik të këtij viti. Stolitë e arit prej 5-10 mijë euro, gardëroba duke përfshirë edhe atë tradicionale që kap një shifër prej 5 mijë euro, sigurimi i restoranteve dhe nevojave të tjera përcjellëse ngrisin çmimin e një dasme që bëhet kryesisht në zonën e Pollogut.
“Unë jam e diplomuar si juriste, ne me të fejuarin ishim pajtuar për harxhime minimale, por ç`ti bëjmë familjeve tona, që duke ruajtur traditën dhe duke mbajtur doket e zakonet për të mos u koritur para të tjerëve, po shkojnë me të vjetrën, duke plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme”, thekson Ardita.M, e cila mendon se duhet të harxhohen shuma minimale me organizimin e një darsme simbolike. Vetëm një qafore e saj që i ka blerë familja e burrit kushton mbi 3 mijë euro dhe ajo konsiderohet diçka e veçantë.
Megjithë këtë realitet, dyqanet e artarive ankohen. Ata theksojnë se punët nuk u shkojnë si në të kaluarën, mirëpo prapë shpëtim i tyre janë mërgimtarët.
“Tash nuk është puna si para do kohe, ka tre vite që puna jonë fillon diku ka fundi qershorit. Nuk kemi punë shumë ndoshta kriza ekonomike ndalon hovin e qytetarëve që të plotësojnë dëshirat e tyre për të pasur ari sa u do nevoja. Para tre viteve sezoni ynë ka filluar në fillim të majit , kurse tash nuk mund të blejnë arin, vetëm ka interesim shumë por nuk kanë mundësi ta blejnë. Tash pasi arit i është rritur çmimi, qytetarët vijnë e shesin arin, në vend që ta blejnë”, ka theksuar përgjegjësi i artarisë “Granit” , Arben Saliu.
Për dallim nga zona e Pollogut, në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës familjet bëjnë vetëm dasma të zakonshme me një çmim më të lirë, për shkak se ka humbur rendi të ndiqen traditat për të plotësuar të gjitha kërkesat për një dasmë,
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.