Nora Malaj ikën nga LSI dhe i bashkohet Partisë Socialiste

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj duket se i është bashkuar Partisë Socialiste.

Në një postim në Facebook, Posta Shqiptare tregon takimin e saj me drejtorin  e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin, me të cilin bisedoi për shërbimet ndaj qytetarëve në zyrën e Këshillimit.

POSTIMI I POSTËS SHQIPTARE

#Bashkë me mikeshën & pedagogen Nora Malaj diskutuam ndërmarrjen e sfidave të reja në emër të zyrës së Këshillimit.

Nevoja për t’u shërbyer qytetarëve & për t’i bërë institucionet sa më fleksibël në interes të moshimit dhe shërbimeve të dedikuara për ta.

Krijimi i një fryme komunikimi në kuadër të #transparencës ndaj klientëve tanë.

#ErvinBushati #Energji #Pozitive #Vëmendje #Bashkë #PostaShqiptare #Dëgjojmë #Team #Aktiv #Respekt #Shërbim #Transparencë

Kalimi nga LSI te PS është vërtetë për t’u habitur, duke kujtuar armiqësinë e krijuar mes palëve që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Madje, kryeministri Edi Rama e imitoi në formë tallëse Malën në një prej takimeve elektorale.

” Ka dhe atë Nora Malajn. ‘Po Monika, Monika, Monika, ç’bëhet kështu Monika? Ikën votat, na i blenë votat, na i morën’. ç’është kjo estradë, ç’është ky tmerr?!”, imitonte Rama ish-ministren Nora Malaj.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Malaj deklaroi se do të tërhiqej nga politika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT