Të dënuarit me “shërbime speciale”, greva e imamëve dhe letra me ankesa zbuluan ç’po ndodhte në burgje!

Greva e urisë nisur nga imamët e dënuar për terrorizëm dhe letra e kërkesave shkruar me kompjuter ishin ato që zbuluan se policët e burgjeve bashkëpunonin me të dënuarit në disa burgje për futje droge, telefonash e vënie bastesh.
Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni ‘Trinomi’, që çoi disa ditë më parë në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur për aktivitet kriminal brenda qelive.
Hetimet nisën në vitin 2020, kur fillimisht nga greva e urisë e Genci Ballës u dorëzuan kërkesat e grevistëve, të cilat ishin të shkruara në kompjuter.
Kujtojmë se Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë.
Kjo krijoi dyshime dhe menjëherë nisën hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Sipas Report Tv, disa nga personat e proceduar në këtë operacion pritet të futet ne regjimin e posaçme 41 bis.
Emrat e tyre dhe dosjet po shqyrtohen nga SPAK dhe Ministria e Drejtësisë.
Greva e urisë dhe letra e shkruar me kompjuter
Më datë 7 shtator 2020 kishte nisur greva e urisë nga Genci Balla dhe më pas atij i është bashkuar dhe i dënuari tjetër i regjimit të posaçëm Arbjon Aliko. Balla përshkruhet nga autoritette si një person me reputacion dhe influencë te të dënuarit e tjerë dhe nëpërmjet ndikimit të tij që prej datës 11 shtator 2020 deri me datë 14 shtator 2020 kishin refuzuar ushqimin në Burgun e Peqinit dhe disa të dënuar të tjerë dhe konkretisht Verdi Morava, Fadil Myslimani, Bujar Hysa, Zeqir Ymeri, Valmir Hoxha dhe Edmond Balla.
Drejtora e Shqërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është administruar dhe një kërkesë e paraqitur brenda në regjim nga i dënuari Elason Merdani, kërkesë të cilën ai e ka dorëzuar në mënyre demonstrative Drejtorit të burgut, e cila ishte një format A4 në të cilën ishin të shkruara disa kërkesa të shkruara me kompjuter e cila në përfundim shënon “me respekt të dënuarit e Burgut te Peqinit”. Në kushtet kur asnjë nga këta të dënuarit apo dhe vetë i dënuari Elason Merdani nuk ka pasur takime as me familjaret apo me avokatin e tij lind dyshimi i që këtë kërkesë e cila është e shkruar në kompjuter dhe e printuar të ishte futur nga stafi i burgut të Peqinit.
Ankesat e të dënuarve:
Mbipopullimi i IEVP-Peqin me të dënuar të sigurisë së Lartë dhe me burgim të përjetshëm; Masat shtrënguese të marra nga ana e DPB duke mos u shoqëruar me përmirësimin e kushteve të rehabilitimit të të dënuarve; Kalimi në regjim të posaçëm të dënuarve/paraburgosurve kur kapet një shok i dhomës me sende të ndaluara; Një grup të dënuarish me burgim të përjetshëm kanë kryer mbi 23 vite fizike burgim dhe kërkojnë të përfitojnë nga hapësira ligjore për tu liruar me kusht duke marrë shkasë nga disa precedent ku të dënuar me vepra të rënda dhe pa kryer vitet janë liruar nga Gjykata; Kur të dënuarit kërkojnë ulje dënimi, liri me kusht apo ndonjë kërkesë tjetër duke i’u drejtuar Gjykatave Shqiptare dhe IEVP është e detyruar të dërgojë vlerësim sjellje për të dënuarin, në pikën ku në vlerësim thuhet nëse i dënuari është shprehur për veprën penale të kryer, IEVP shkon me qëndrim refuzim (rrëzim) kërkese nëse i dënuari nuk e pranon veprën penale; Koha e gjatë pa takuar familjarët, ku një pjesë e ka kuptuar se ndalesa është bërë për shkak të masave anti Covid-19 nor të tjerët kërkojnë takim edhe nëpërmjet xhamit.