Deputeti jep mesazhin e fortë: Rrëzimi i Tahirit shënoi edhe rrëzimin e Donald Lu-së

Deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Përsa i përket dënimit të ish-Ministrit të brendshëm me 3 vite e 4 muaj burg, Spaho tha se rrëzimi i Tahirit ka shënuar edhe rrëzimin e Donald Lu-së.
“Saimir Tahirit nga ne është akuzuar gjerësisht si një nga autorët dhe ideatorët i kanabizimit të Shqipërisë. Dhe këtë e treguan faktet pavarësisht rezervave që kemi. Rrëzimi i Tahirit ka shënuar edhe rrëzimin e Donald Lu-së”, u shpreh ai për Ora News.