CNN: Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anë! Ja nga ku mund të nisë pushtimi

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit, sipas vlerësimeve të SHBA-së, duke rritur frikën nga zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe ukrainase se një pushtim mund të ndodhë në çdo moment.
Ndërsa bëhen përpjekje të furishme diplomatike për të shmangur luftën, analistët po paralajmërojnë se ushtria ruse përbën një kërcënim serioz për Ukrainën.
Por nëse do të ndodhte një pushtim, nuk është e qartë se ku do të fillonte.
CNN shkruan se Rusia ka krijuar pika presioni në tre anët e Ukrainës, në Krime në pjesën jugore, në anën ruse të kufirit të dy vendeve dhe në Bjellorusi, në veri. Këtu janë tre frontet ku Rusia mund të realizojë ndërhyrjen.
Imazhet satelitore të marra nga CNN tregojnë se një bazë e madhe në Yelnya, e cila mbante tanke ruse, artileri dhe forca të blinduara të tjera, është zbrazur kryesisht me pajisjet që duket se janë zhvendosur shumë më afër kufirit ditët e fundit. Armaturat dhe automjetet janë të identifikueshme nga të njëjtat njësi që ishin vendosur paraprakisht në Yelnya.
Stephen Wood, drejtor i lartë në kompaninë e imazheve satelitore Maxar tha: Më duket sikur një sasi e konsiderueshme e automjeteve si: tanke, artileri vetëlëvizëse dhe automjete të tjera mbështetëse, janë nisur nga parku i automjeteve verilindore; automjete të blinduara shtesë janë larguar, nga parku më qendror i automjeteve”.