Alibeaj i përgjigjet Ramës: Këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, e kanë mendjen te bravat

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbrëmjen e sotme pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama.

Alibeaj ka kujtuar ish-ministrat e qeverisë së tij që janë në burg për afera korruptive.

Ndër të tjera në deklaratën e tij, në rrjetet sociale Alibeaj thotë se Ramës dhe atyre që prangat u tunden në fytyrë e kanë mendjen te bravat, qelia dhe hekurat pasi u flet subkoshienca.

Postimi i Alibeajt

Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës.

Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës.

Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës.

Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca

Back to top button
LAJMET E FUNDIT