“Thanë se do të bëhet pallat”/ Rama nxjerr pamjet e shkollës “Sami Frashëri”, ja kur hap dyert

“MIRËMËNGJES dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”.
Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në lidhje me postimin më të fundit të tij në lidhje me shkolën e mesme “Sami Frashëri”.
Ndërtimi i kësaj shkolle në qendër të Tiranës ka pasur shumë përplasje mes socialistëve dhe demokratëve ku ka pasur përherë akuza se shkollla e prishur për shkak të tërmetit të 26 nëntorit mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kullave.