“Nëse Putin jep urdhërin, raketat hidhen në Ukrainë brenda disa minutave”/ Paralajmërimi i ministrit britanik: Frika ime është se…

Ministri i Forcave të Armatosura Britanike, James Heappey, ka paralajmëruar se nëse Vladimir Putin  jep urdhrin të sulmojë Ukrainën, atëherë bombat dhe raketat mund të hidhen brenda disa minutave mbi qytetet e ukrainës.

“Frika ime është se lufta është shumë e afërt, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini jep urdhrin, raketat dhe bombat mund të zbresin në qytetet e Ukrainës”- tha gjatë një intervistë për Sky News, Heappey.

Defence minister James Heappey said the build-up of Russian forces on the border means that Vladimir Putin can attack with 'no notice'

Ministri britanik komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadorit ukrainas në Londër, Vadym Prystaiko, të cialt shkaktuan konfuzion në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Prystaiko deklaroi se Kievi ishte i gatshëm të ishte “fleksibël” mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, duke dhënë sinjale të tërheqjes nga frika e agresionit rus.

Në lidhje me këtë çështje, Heappey i tha Sky News: “Nëse Ukraina vendos që të mos bëhet anëtare e NATO-s, ne e mbështesim këtë, por kjo duhet të vendoset nga ukrainasit.”

Senior assault squad: Valentyna Konstantynovska, 79, joins civilian weapons training with Ukraine troops in Mariupol yesterday

Por më vonë, këtë mëngjes, ambasadori Prystaiko sqaroi komentet e tij, duke thënë se ish-republika sovjetike nuk do të rishqyrtonte përpjekjen e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Ukraine's nationalists under the 'territorial defense' hold a military and other training for civilians in preparation for any possible hitches amid an escalation of tensions in Kiev, Ukraine yesterday

Nëndetësja Rostov-on-Don e marinës ruse lundron drejt Detit të Zi, e armatosur me raketa lundrimi. Ajo është parë duke lundruar në sipërfaqe të ujrave të Stambollit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT