Policia e Kosovës gjatë sezonit turistik në rrugët e Shqipërisë

Policia e  Shqipërisë dhe ajo Kosovës kanë ripërtërirë marrëveshjen e patrullimit të përbashkët në territorin e Shqipërisë, gjatë sezonit turistik, konkretisht deri më 30 gusht. Sipas përfaqësuesve të dy vendeve shqiptare, këto praktika edhe në të kaluarën kanë treguar rezultate të mira për ofrimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kurse, drejtori i policisë rrugore në vend, Vullnet Topalli tha se bashkë me kolegun tij, do fillojnë planifikimin e shërbimeve dhe patrullimin e përbashkët ndërmjet punonjësve të policisë rrugore të shtetit shqiptar me punonjësit të Policisë të shtetit të Kosovës.
Sipas tij, nga sot deri më 30 gusht i gjithë efektivi i policisë shqiptare dhe atyre të Kosovës do të kenë synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e çdo lloj kundërvajtje administrative në fushën e qarkullimit rrugorë.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit në Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti deklaroi se Policia e Kosovës është në ndihmë të Policisë shqiptare dhe beson që kjo marrëveshje edhe sivjet do të jep rezultate të mira në sigurimin e qytetarëve.
Ndryshe, ky është viti i tretë që dy policitë shqiptare aplikojnë marrëveshje për patrullime të përbashkëta në territorin e Shqipërisë gjatë sezonit turistik. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT