Vlerësoi punën e Dakos? Berisha nxjerr videon e plotë dhe sulmon pronarin e televizionit të njohur: Të specializuar për manipulim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit në disa media, se gjatë vizitës në Durrës vlerësoi punën e ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako.

Në këto media ishte publikuar një video ku Berisha shfaqej duke thënë: “…Durrësi është tani më i mirë se çfarë ishte 22 vite më parë”.

Në fakt përmes videos së plotë, Berisha thotë: “Nuk ka njeri që mund të thotë sot se Durrësi është tani më i mirë se çfarë ishte 22 vite më parë”.

Postimi i Berishës:

Të specializuar për manipulim provash dhe gënjeshtrash, ja si mashtron opinionin për llogari të njeriut që gënjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapterri i Taulant Ballës që financion mediat me paratë e inceneratorëve!

Bashkangjitur keni videon origjinale me versionin e manipuluar nga mediaballa e Irfanit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT