Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë…

Pjesëtarët e xhandarmërisë, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kanë bërë sot betimin e ri. Pjesa më e madhe e tekstit i është kushtuar Kosovës, pa të cilën, siç thuhet, “nuk ekziston as populli serb dhe Serbia”.
Sipas B92, xhandarmëria serbe ka tani një betim të ri, që është prezantuar dje, kurse autor i tekstit është Bratisllav Dikiç, njeriu i parë i xhandarmërisë.
Në xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.
“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e xhandarmërisë, Stanica Puzoviç.
Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Kosovës nuk kanë kurrfarë lidhje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.
“Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj deri sot”, shtoi ajo.
Pjesëtarët e xhandarmërisë dje kanë shënuar 152 vjetorin e formimit.
Xhandarmëria ka në përbërje të saj komandën, e cila është e vendosur në Beograd dhe katër njësi – në Beograd, Nish, Kralevë dhe Novi Sad. Këto njësi kanë territorin e vet të përgjegjësisë, por sipas nevojës mund të angazhohen në territorin e mbarë Serbisë.
B92 thekson se mbi 3 000 pjesëtarë të xhandarmërisë disponojnë armatim të rëndë, sipas sistematizimit të miratuar para jo shumë kohësh dhe praktikisht të gjithë ata janë nën komandën e një njeriu. Sipas po këtij sistematizimi, rreth 600 sish i takojnë njësisë speciale, që sipas strukturës është më adekuate me ushtrinë sesa me policinë.
Betimi i Xhandarmërisë: 
Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb
Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime 
Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë 
Popull serb, vëllezër e motra
Betohem para Zotit
Do të fitoj me nder apo do të vdes
Për nderin tim 
Për origjinën time
Për familjen time
Për Serbinë time… 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT