“Po e paguajmë shtrenjtë, shumë shtrenjtë!” Ylli Manjani “shigjeton” Ramën dhe Veliajn

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili vijon të mbete aktivë në politikë por përmes postimeve në rrjetet sociale, ka shprehur shqetësimin e tij sa i përket shërbimeve për të cilat shqiptarët edhe pse nuk i marrin paguajnë taksa.

Ai këtë herë shigjeton drejtpërdrejt kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e shumë përfolur të inceneratorëve, teksa ironizon me pyetjen:

“Po ndonjë pyetje për paret që paguhen nga Bashkia Tiranë për djegie mbetjesh, kur djegësi mungon, ka ai formulari i Ed Ramës?”-referuar inceneratorit të Tiranës i cili të paktën sipas asaj që është thënë edhe në komisionin hetimor për këtë çështje, nuk është vënë ende në punë edhe pse paratë për të janë paguar tashmë.

Përmes postimit në FB, Manjani indirekt përfshinë në këtë çështje si person që mund të ketë vendimmarrjen e tij edhe kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Po ndonjë pyetje për paret që paguhen nga Bashkia Tiranë për djegie mbetjesh, kur djegësi mungon, ka ai formulari i Ed Ramës?

Jo për gjë po desha ta informoj duke iu përgjigjur një pyetje të tillë. Se mos thotë pastaj që “e paska bërë Erioni me kokë të vet. Unë sdi gjë”!!!

Mbi të gjitha, mbase ndërhynte të ndaloheshin këto pagesa, se po paguajmë për një shërbim që NUK e MARRIM!

Dhe po e paguajmë shtrenjtë, shumë shtrenjtë!!!

*****
Më shumë shpresë kemi te formulari i qeverisë se te SPAKU i drejtësisë…☹️

Back to top button
LAJMET E FUNDIT