“O pika që nuk ju bie”, Murrizi ironizon Këshillin e Sigurisë: Ukrainasit të rrinë rehat se Rusia do dridhet pas këtij takimi! Po e kruajtën përsëri, Putinin do e denoncojmë në SPAK

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Meta, ku u diskutua për tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai thotë se pas këtij takimi Rusia nuk do të guxojë më të sulmojë, ndaj ukrainasit mund të rrinë rehat. Sipas tij, nëse Putin nuk bindet, atëherë mund ta denoncojmë në SPAK dhe ta arrestojmë për inceneratorët, që t’ vijë mendja vërdallë.

Postimi i Myslim Murrizit:

Nga sot ,qe u mblodh keshilli i sogurise tone Kombetare, Ukrahina te rrij pa merak dhe e qete

Le tja mbaj Rusis dhe Putinit te bej më derr derr dhe te guxoj te shkrepi nje pushke e ta shohi çfar e gjen!

Eshte mesuar me NATON dhe SHBA-ne Rusia ,qe kane deklaruar se nuk do te dergojne trupa ne Ukrahine nese Rusia e sulmon ,por jo me keshillin e sigurise Kombetare te Shqiperise!!!!!!

Te nderuar Qytetare Ukrahinas!

Rrini rehat tani se Putini dhe Rusia do te dridhet pas ketij takimi dhe nuk do gjejne vend ku te futen

Dhe po e krujten perseri ,mund ti denoncojme ne spak e ti fusim nje te arrestuar per inceneratoret, qe ti vij mendja verdalle Vladimirit

O pika qe nuk ju bie aty ku jeni ulur???

Na hapet barkut

Per nje jave keni bere 3 mbledhje dhe 5 deklarata “ ultimative”

As vete keshilli i siguris kombetare te Ukrahines nuk eshte mbledhur kaq shpesh

Shyqyr qe nuk ishte ne kete mbledhje edhe lideri i madh fare se mund te kishit mare vendim edhe se kush do ta fitonte “ tenderin” ne big brother, ose te denonconit ne spak Donaldin ose  Beatrixen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT