Nikoliç: Ndërkombëtarët të veprojnë në Kosovë sipas mandatit të dhënë nga Serbia
| Timoslav Nikolic |
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se sulmet ndaj civilëve serbë në Kosovë janë të papranueshme dhe paraqesin provokim nga ana e Prishtinës.
Ai ka shprehur në veçanti shqetësimet për sulmet ndaj serbëve në Gazimestan.
Nikoliç ka dënuar fuqishëm sulmet duke thënë se kjo është përgjegjësi e Prishtinës dhe se sulmet kanë ardhur po ashtu nga ana e Prishtinës, duke thënë se këto sulme nuk i kontribuojnë stabilitetit në rajon dhe paraqesin dhunim të të drejtave njerëzore.
“Komuniteti ndërkombëtar në Kosovë në të ardhmen do të performojë konform mandatit që i është dhënë nga Serbia dhe të ruajë sigurinë në Kosovë”, u shpreh Nikoliç.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.