“Basha bëri vrasje nga pakujdesia”/ Ristani zbulon letërporosinë belge

Denoncimin nga foltorja e Parlamentit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për futjen e dy makinave me para në vend, gazetari Bledian Koka e ka krahasuar me veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Në emisionin “Politiko”, Koka tha se ngjarja është e shtrirë në kohë dhe se ky është denoncimi i parë dhe i fundit i fortë i Lulzim Bashës dhe se ai e bëri pis.
“Basha është tjetër aktor jo vetëm person që ka dijeni për ngjarjen, pasi folur për ngjarjen para se ajo të ndodhte. Peshku ishte në dorë, deklarata e Lulzim Bashës dekonspiroi operacionin. Në këtë rast Lulzim Basha ka bërë ‘vrasje nga pakujdesia’, të një operacioni ndërkombëtar”, u shpreh Koka.
Nga ana tjetër Arben Ristani tha se një njeri që është në dijeni të një vepre penale, detyra e parë është që të denoncojë.
“Basha ka thënë se do të shkojë në Belgjikë, por nuk shkoi, ndaj erdhën prokurorët belgë.
Është në letërporosinë e belgëve që Lulzim Basha s’donte të dëshmonte në SPAK”, tha Ristani.