Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës tregon si e gënjeu Basha: Më ofroi të isha kandidat në 2015-ën, më pas zgjodhi Grida Dumën

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, ka treguar sesi kryedemokrati Lulzim Basha e ka gënjyer në vitin 2015, ku i kishte ofruar të kandidonte për kryetar bashkie, por më pas kishte zgjedhur Grida Dumën.

Ai tha se socialistët kanë fituar Durrësin këto vite, pasi PD-ja në këtë qytet është tradhtuar nga Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda:

Ardian Muka: Përveç makinerisë së PS, ka edhe problematika për atë që PD është në Durrës, por nga faktet e fundit, ne kemi qenë të tradhtuar në misioni tonë nga kryetari i Partisë…

Ylli Rakipi: A e njhni Luli Bashën? Kur e kuptove që ishte ky person?

Ardian Muka: Me deputetin Basha kam patur marrëdhënie institucionale. Në 2015 më është ofruar të isha kandidat për zgjedhjet në Durrës. Në momentin e fundit u bë zgjedhja me marifete.

Ylli Rakipi: Këtë e ka bërë vazhdimisht ai, cakton 4-5 në një detyrë. Kë caktoi Basha?

Ardian Muka: Zonjën Grida Duma. Në atë moment thyhesh, sepse besojmë në një kauzë. Por, nga ai moment mes meje dhe zotit Basha nuk ekzistonte më besimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT