Jemi në rrezik?! Vladimir Putin të mërkurën nis luftën, bota në ankth

Pas përpjekjeve diplomatike të pasdites, me njoftimin se Ukraina nuk synon të anëtarësohet në NATO dhe si pasojë e ngadalësimit të manovrave ushtarake të Rusisë, u duk se u hap një dritare për të shmangur konfliktin. Por situata precipitoi në mbrëmje: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u informua në fakt se dita e sulmit rus do të jetë e mërkura e 16 shkurtit. Ky lajm I fundit konfirmohet nga CNN. Me pak fjalë, Vladimir Putin është gati të sulmojë.
Vendimi duket zyrtar.
Jo çuditërisht, pak minuta më parë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kishte njoftuar për zhvendosjen e përkohshme të të gjithë ambasadës amerikane nga Kievi në Lviv . E gjithë kjo në ditën kur kancelari gjerman Olaf Scholz, mbërriti në Kiev, tentoi ndërmjetësimin me Rusinë, duke kërkuar “shenja të menjëhershme të de-përshkallëzimit” në krizën me Ukrainën. Megjithatë, rezultati duket të jetë i kundërt.
Ndërkohë, Kremlini kishte bërë të ditur se “kanalet e ngushta të dialogut do të na lejojnë të gjejmë reciprocitet nga ana e kundërshtarëve tanë dhe dëshirën për të gjetur një zgjidhje që do të marrë vërtet parasysh interesat tona”.
Ndërkohë, G7 paralajmëroi: “Prioriteti është të mbështesë përpjekjet për de-përshkallëzimin, por nëse Moska intensifikon veprimet ushtarake, do të jetë e gatshme të vendosë sanksione me pasoja të mëdha në ekonominë ruse”. Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian po mendon gjithashtu për një plan për refugjatët e mundshëm nga Ukraina.
Sulmi i Vladimir Putin mund të fillojë pas disa orësh. E mërkura, në fakt, zhyt Evropën dhe botën në kaos, në një situatë me pasoja të rrezikshme dhe të paparashikueshme.