Shkollat e Maqedonisë që mbajnë emrat e dëshmorëve të UÇK-së

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka sjell vendim që shkolla e mesme në komunën e Likovës së Kumanovës të mbajë emrin e ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari.

Edhe pse vendimi është i vitit 2010, mediat maqedonase kanë ngritur shumë pluhur se si është e mundur një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të marrë emrin e një shkolle të mesme në Maqedoni, edhe pse bëhet fjalë për shkollë ku tërësisht nxënësit janë shqiptarë dhe mësohet në gjuhën shqipe, njofton Zhurnal.

E përditshmja “Dnevnik”, thekson se këtë vendim e ka nënshkruar ministri i tanishëm i Shëndetësisë, i cili paraprakisht ishte ministër i Arsimit, Nikolla Todorov në vitin 2010.

Shkolla ka rreth 500 nxënës, objekti i ri është ndërtuar me donacion italian, kurse një pjesë tjetër është duke u ndërtuar me donacion të Bullgarisë.

Emra të dëshmorëve të UÇK-së kanë marrë edhe shkolla fillore në fshatin Dollogozhdë të Strugës, Nuri Mazari – Komandant Struga, ndërsa me vendim të Këshillit të komunës Çair, shkolla fillore Nikolla Vapcarov në të ardhmen do të quhet Imri Elezi, dëshmorë i rënë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Në qendër të sulmeve është vënë Ministria e Arsimit, që kishte theksuar se kurrë nuk ka lejuar që të emërohet ndonjë shkollë me emrin e ndonjë dëshmori të UÇK-së. Presioni vjen në prag të verifikimit të vendimit të Komunës Çair që duhet ta bëjë MASH.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT