Biznesmenët dhe oligarkët ukrainas gjejnë zgjidhjen për të shpëtuar nga lufta me Rusinë

Edhe pse Rusia njoftoi tërheqjen e disa trupave nga kufiri, Ukraina nuk i zë besë dhe nuk ka fituar aspak qetësi.

Era e luftës duket se ka shqetësuar vetëm qytetarët e thjeshtë, të cilët nga fëmijë e të moshuar filluan trajnimet me Njësitë Speciale.

Megjithatë kjo s’ka përbërë problem për oligarkët dhe biznesmenët ukrainas, të cilët e kanë gjetur zgjidhjen e shpërnguljes.

Të paktën 20 fluturime me çarter thuhet se janë nisur nga Kievi të dielën, më shumë se në çdo kohë tjetër në gjashtë vitet e fundit, sipas regjistrave të fluturimeve.

Rinat Akhmetov dhe Viktor Pinchuk, që njihen si më të pasurit e Ukrainës janë larguar nga vendi. Manjati i anijeve Andrei Stanëitzer dhe “forti” i vendit në bujqësi, Vadim Nesterenko u larguan gjithashtu të dielën.

Emra të tjerë miliarderësh që janë larguar janë Igor Abramovich, manjati metalurgjik Vadim Noëinski dhe miliarderi Viktor Pinchuk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT