Megaoperacion në Belgjikë/ Policia “çon” shqiptarët nga krevati, 30 të arrestuar për…

Një megaoperacion është zhvilluar në Bruksel të Belgjikës, pasi policia bastisi një sërë banesash me qëllim kapjen e trafikantëve të drogës.

Nga aksioni i zhvilluar në 04.00 të mëngjesit u arrestuan 30 persona, të gjithë shqiptarë. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.

Nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje, shkruajnë mediat belge. Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

Ky operacion erdhi pas aksionit të parë ku u arrestuan 64 persona ndërsa 114 banesa u bastisën nga policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu 6 laboratorë të përpunimit të kokainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT