Debat në Komisionin Hetimor! Socialistët kërkojnë pushim, nervozohet Tabaku: Çfarë po thoni, ditët i hoqët, tani doni…

Komisioni Hetimor i ngritur për inceneratorët edhe ditën e sotme është shoqëruar me debate.

Një diskutim i fortë është zhvilluar mes Anila Denaj dhe kryetares së Komisionit, njëherësh deputete e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Teksa zonja Denaj ka kërkuar pushim, Tabaku është nervozuar duke e akuzuar se me këtë kërkesë do që të mbyll Komisionin Hetimor.

Pjesë nga biseda:

Zëra në sallë: Zonja kryetare, kërkojmë pushim

Helidon Bushati: Nuk ka orare këtu, kur ka punë, nuk ka ndërprerje

Anila Denaj: Nuk di që jeni ju kryetar, na e riskeduloni e na e thoni pra

Jorida Tabaku: Zonja Denaj ju lutem

Anila Denaj: Riskeduloni axhendën ju lutem dhe na thoni më pas.

Jorida Tabaku: Zonja Denaj mos të bëjmë diskutime, ditët i hoqët, tani doni të mbyllni Komisionin Hetimor? Çfarë po thoni

Anila Denaj: Zyrtarisht kërkoj riskedulim. Po s’mund të vazhdojmë dy orë, di që ka një axhendë, ju lutem tani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT