Pas Biden edhe Blinken letër Vuçiçit: Marrëveshja me Kosovën duhet të përqendrohet në njohje reciproke

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe sekretari Amerikan Anthony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit serb Aleksander Vuçiç me rastin e ditës së Serbisë.
Blinken ka ripërsëritur kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, që bazohet në njohje reciproke.
Blinken thotë se kjo do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken.