“Berisha duhet të ikë me çdo çmim”, PD nxjerr tjetër video të Metës: Non grata vjen vërdallë duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video të vjetër të Ilir Metës, i cili në atë kohë kohë thoshte se Sali Berisha nuk mund të ishte kryeministri i shqiptarëve, ndërsa pranë tij qëndronte Edi Rama.

Në postimin e tyre PD shkruan se “Non Grata” duke iu referuar Berishës, vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Postimi i plotë i PD:

Ditë e re, mashtrim i ri.

Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak.

Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT