Përse nuk e keni luftuar korrupsionin? Si i përgjigjet Rama pyetjes me spec të gazetarit të VOA

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Rama është vënë në siklet nga gazetari Xhixho në lidhje me pyetjen se përse qeveria Rama nuk e ka luftuar si duhet korrupsionin dhe pse ka 9 vite pushtet.

Rama nga ana e tij nuk e mohoi praninë e korrupsionit, ndërsa u shpreh se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kohën e duhur dhe ka paraqitur disa nga hapat e ndërmarra nga ana e qeverisë si reforma në drejtësi apo thjeshtimi i shërbimeve online, me synimin për të shmangur praktikat korruptive.

Reagimi i Edi Ramës

Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, e padyshueshme, e pavënshme në pikëpyetje, por lufta kundër korrupsionit që ne kemi organizuar është padiskutim një luftë, e cila e ka atakuar në mënyrën e duhur, e nga njëra anë ne jemi angazhuar duke marrë përsipër të udhëheqim reformën në drejtësi dhe jemi angazhuar dhe kemi marrë përsipër transformimin e të gjithë sistemit të shërbimeve.

Sot faktikisht po bëjmë një krahasim shumë të thjeshtë midis kohës së shpenzuar midis qytetarëve shqiptarë dhe pamundësisë për të marrë shërbimet në kohën dhe cilësinë  e duhur disa vite më parë në krahasim me disa vite më parë as nuk ka të krahasuar. Lufta kundër korrupsionit është modernizim në shtet ndërtim, është krijim sistemesh, të cilat garantojnë shërbimin në kohën e duhur, garantojnë të gjitha proceset e zbatimit të venidmmarrjeve në kohën e duhur dhe eliminon korrupsionin. Pra është një luftë që kërkon kohën e vet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT