Foli me Blinken për “non grata-n” e Berishës? Ja si u përgjigj Rama para gazetarëve

Kryeministri Edi Rama u takua ditën e sotme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

Pas takimit me Blinken, ai ka mbajtur një konferencë për shtyp me gazetarët, ku është pyetur në lidhje me detajet e takimit.

Gazetarja Elja Zotka u shpreh në emisionin “Opinion” se Rama ka pohuar që Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur, ndërsa i pyetur nëse ka biseduar me Blinken për çëhstjen e “non grata-s” së Sali Berishës, kryeministri është shprehur se nuk mund të shpenzojë më asnjë minutë për këtë çështje.

“Rama tha se është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë dhe tha se ai nuk ka asnjë meritë apo nuk ka gisht për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA”, u shpreh gazetarja, ndërsa shtoi se Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin”, tha gazetarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT