Siguria rrugore, policia e Kosovës, ndihmë policisë së Shqipërisë
Bazuar në marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara mes autoriteteve policore të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe këtë vit Policia e Kosovës do t”i ofroj mbështetje Policisë së Shqipërisë në sigurinë e komunikacionit rrugor.
Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë z. Hysni Burgaj.
Marrëveshja në fjalë do të realizohet përmes patrullimeve të përbashkëta nga zyrtarët policor të Republikës së Kosovës dhe policisë së Republikës së Shqipërisë, në territorin shqiptar gjatë sezonit turistik veror.
Kjo marrëveshje ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes dy agjencive policore, në përpjekje për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve në aksidente rrugore, si dhe zbatimin me rigorozitet të komunikacionit rrugor, njofton Policia e Kosovës.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”