Sot Perëndimi paralajmëroi nisjen e luftës, ndërsa Rusia i habit të gjithë me veprimin e saj

Agjencia e lajmeve AFP ka njoftuar se Rusia ka tërhequr trupat nga Ukraina. Kjo ka ndodhur pikërisht sot, kur mediat perëndimore njoftuan se Rusia do të sulmonte.

Ministria Ruse e Mbrojtjes, njofton se ka përfunduar stërvitjet e saj ushtarake në Krime.

“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, u citua të ketë thënë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

Mediat ruse publikuan pamje të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin.

Sipas një raporti të mediave botërore, fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar të shohin prova për këtë, pasi kriza Rusi-Ukrainë ka goditur tregjet globale dhe ka përshkallëzuar tensionet gjeopolitike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT