A u takua me zv/ambasadorin rus në Washington? Rama: Nuk e kam parasysh..

Në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë sot në Washington, kryeministri Edi Rama u pyet nëse është takuar me zv.ambasadorin rus.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se ishte takuar me të gjithë personalitetet që ishin në event, mirëpo atë me ambasadorin rus nuk e mbante mend.
“Kam takuar pothuajse të gjithë ata që ishin aty, nuk e kam parasysh konkuretisht, nuk kam problem me Rusinë, nuk është një vend armik.
Nuk është vend kundërshtar, e kam thënë në cdo instancë, jo i joni por i gjithë alenacës sonë, është një vend rival, konkurent, për arsye të gjeopolitikës.
Unë besoj se cdo mundësi cdo rast, komunikim, për dialog për bisedime duhet shfrytëzuar maksimalisht, jemi këtu për të bërë tonën por s’marr përsipër rolet që s’na takojnë,” tha Rama.