Shqipëria refuzon të nënshkruajë deklaratën e SEECP-së për Kosovën

Shqipëria ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën e përbashkët në fund të Samit për Procesin e Bashkëpunimit mes vendet të Evropës Juglindore (SEECP).  Përfaqësuesit e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrimin se në deklaratë, Kosova nuk është referuar në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Zv.ministri i Jashtëm për Shqipërinë, Selim Belortaja ka deklaruar se në deklaratë duhet të ishin reflektuar marrëveshjes e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Shqipëria nuk mund të pranojë një draft rezolutë të tillë sepse nuk i referohet rezolutës së Budvës si dhe marrëveshjet që kemi arritur dhe implementuar deri tani. Ajo që kërkojmë është që rezoluta të jetë në përputhje me pozicionin e BE-së”, ka thënë Belortaja.
Ky samit po zhvillohet në Beograd dhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremç, ka shprehur keqardhje që takimi me shumë mundësi mund të mbyllet pa një deklaratë të përbashkët.
Më parë gjatë një fjalimi në Tiranë, Belortaja u shpreh se Kosova duhet të jetë anëtare e samitit me të drejta të barabarta. Presidenti serb, Nikoliç, pati deklaruar në nisje të samitit se Serbia është e gatshme për kompromis në dialogun me Prishtinën.
Megjithëse në këtë samit kanë marrë pjesë krerët e vendeve të rajonit nga Shqipëria as presidenti Bamir Topi dhe as ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto nuk kanë preferuar të jenë prezent.
Samiti i SEECP organizohet që prej vitit 1996 dhe synimi i tij kryesore është bashkëpunimi rajonal. Anëtarë janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi dhe Sllovenia. 

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT