Flet shqiptari nga Ukraina: Ju tregoj si po e presim luftën!

Devis Xama, i riu shqiptar i cili jeton prej tre vitesh në Lviv të Ukrainës, foli sot në edicionin e lajmeve për të treguar se si është situata në Ukrainë.

Për situatën në Lviv, Devisi tha se deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se edhe në Kiev situata paraqitet njësoj por kufijtë janë të minuar nga Rusia.

“Pyeta edhe në Kiev, me aq kontakte sa kam, paraqitet situata e qetë. Mbase ndihet më shumë në kufi, por në Lviv dhe Kiev situata është e qetë. Të gjithë shkojnë në punë, në shkolla.

Nuk jam aspak i shqetësuar. Kontaktova dhe me ambasadën, është larg dhe nuk ndihet. Fola, nëse do bëhet diçka shumë e madhe, mund të kalohet dhe kufiri. Por këtu kemi shtëpinë, jetën.

Shqiptarët e tjerë që njoh, nga Kievi, janë pak më të shqetësuar. Në bazë të situatës do veprojnë.”,- u shpreh Devisi nga Ukraina./dritare.net/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT