Meta i frymëzuar nga uniteti dhe vendosmëria e popullit ukrainas: Shqipëria është krah jush!

Presidenti Ilir Meta thotë se ndihet i frymëzuar nga shembulli i unitetit dhe vendosmërisë që vjen nga Ukraina.

Teksa ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga festimet e Ditës Kombëtare të Unitetit në Ukrainë, Meta thotë se Shqipëria qëndron krah tyre në mbështetje të integritetit dhe të drejtës që ata kanë të zgjedhin aleancat në të ardhmen.

Mesazhi i Metës:

Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT