‘Njohja e Kosovës nuk është kusht për integrimin e Serbisë’
Bruksel- Zëdhënësi i Komisionerit Stefan Fyle ka deklaruar se integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian mund të bëhet edhe nëse kjo e fundit nuk e njeh pavarsinë e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat Peter Stano u shpreh se mjafton që shteti serb të plotësojë prioritetet e antarsimit dhe do të jetë pjesë e familjes evropiane.
“Siç e kam thënë edhe herë të tjera, njohja e Kosovës nga Serbia nuk është përcaktuar apo formuluar kurrë si një kusht ndaj Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”- u shpreh ai.
Ndërsa pyetjes nëse kjo deklaratë ka ardhur nga ai vetë apo nga konsultimi i shteteve që e kanë njohur Kosovën, Stano u shpreh se është deklaratë e përbashkët.
“Sigurisht që jemi konsultuar me vendet anëtare dhe rezultati më i qartë janë konkluzionet e këshillit të dhjetorit dhe të marsit, ku u deklarua se çfarë pret BE nga Serbia në mënyrë që Komisioni të jetë i aftë të rekomandojë hapin tjetër të radhës. Prioriteti i vetëm kyç është përmirësimi dhe ruatja e mardhënieve të mira me Kosovën, sëbasku me kriteret e tjera ekonomike dhe politike që duhen përmbushur. Pra ky prioritet kyç u përcaktua, apo thënë ndryshe, u bekua nga krerët e shteteve dhe qeverive të BEsë, në konkluzionet e Këshillit”- vijoi ai.
Po sot Stano foli edhe për Shqipërinë ku dhe tha se nga vendi ynë nuk priten zhvillime pozitive, sidomos pas zgjedhjes së presidentit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”