Paralajmëron Berisha: Behuni GATI, kjo pranverë do të jetë e protestave të fuqishme!

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbrëmjen e sotme se në muajt në vijim, do të ketë një serë protesyash të fuqishme për të çliruar vendin nga regjimi i kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh në një intervistë për televizionin “UniversAL” se Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD.

Berisha: Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për të vënë kapak aferave gjigante, siç ëshë rasti i ministrit Koka.

Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë ligjore për investortët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT