Çfarë ndodhi në Kuvend/ Nikolla i mbyll mikrofonin, acarohet Berisha: Absurde kjo që bëtë ju…

Sali Berisha u kap sot në Kuvend me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla. Përplasja e tyre nisi pasi Nikolla i fiku mikrofonin.
Ndërkohë ish-kryeministri i tha se fikja e mikrofonit që i bëri ishte absurde. Nikolla iu drejtua duke i kërkuar që Berisha t’i lërë pas etiketimet pasi nuk po bëhet asnjë shkelje.
Berisha: Ju zonjë nuk ma paskeni hapur mikrofonin, ai përsëriti shpifje, është absurde ajo që bëtë ju.
Nikolla: Kjo nuk është procedurë, lërini etiketiket, rrini i qetë se s’do shkelet rregullorja, e morët fjalët për procedurë, fjala juaj ishte replikë.