Votimi në Kuvend, Bujar Nishani zgjidhet President me 73 vota
Eshtë shpallur rezultati i votimit dhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka dalë fitues me 73 vota. Në votim morën pjesë 76 deputetë ku dy vota ishin të pavlefshme, një ishte kundër dhe 73 pro z.Nishani.
Në votim morën pjesë 76 deputetë dhe 75 fletëvotimi ishin të vlefshme dhe dy të pavlefshme, bëri të ditur Sekretariati i votimit i cili përbëhej nga deputetët Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi raporton noa.al..
Z.Gumi lexoi dhe procesverbalin përfundimtar:
Më 1106.2012 u krye votimi i katërt për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Mbi bazën e rezultateve të votimit, Sekretariati shpall publikisht z.Bujar Nishani President i Republikës.
Në votim u paraqit një= kandidat.
Në votim morën pjesë 76 deputetë.
Fletëp votimi të vlefshme 74 copë
Flet votimi të pavlefshme 2 copë
Vota pro z.Nishani 73
Vota kundër z.Nishani, 1 copë.
Abstenim, asnjë.
Kryetarja e Kuvendit e shpalli nisjen e procedurave të votimit për presidentin e ri të Republikës, me një kandidat të vetëm, ministrin aktual të Brendshëm, Bujar Nishani.
Votimi u bë me dy kuti të cilat u vendosën në ulëset ku qëndrojnë ministrat,
Sekretariati i votimit përbëhej nga deputetët Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi.
Deputetët u thirrën një e nga një në votim.
Votimi nisi me deputetin e parë, atë nga PD, ish-ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Partia Socialiste nuk mori pjesë në votim, me vendim grupi.
Gazmend Oketa, kryetar provizor i FRD mori pjesë në votim.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mori pjesë në votim por e dorëzoi fletën e bardhë.
Deputeti Kastriot Islami mori pjesë rregullisht në votim.
Bujar Nishani mori pjesë në votim për President që kandidon. Votimi është i fshehtë, nuk dihet për kë votoi?
Deputeti i LSI, Dritan Prifti nuk mori pjesë në votim.
Bujar Nishani është i vetmi ministër i kabinetit qeveritar Berisha, që u zgjodh prej kryeministrit, dy herë në të njëjtin post, atë të ministrit të Brendshëm.
Bujar Nishani është njeriu që rregullisht ka pasur portofole qeveritare dhe asnjëherë nuk është akuzuar nga opozita për korrupsion duke qenë ndër të paktët ministria të Berishës të pa akuzuar.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”