“Ik o Sali shijo perëndimin” Spiropali bën për “ujë të ftohtë” Berishën por edhe Bashën
Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha të cilit i këshilloi që të qetësohet duke parë perëndimin e diellit.
Spiropali tha se Berisha që kur është kthyer aktiv në politikën shqiptare përfaqëson botën e përtejme.
Spiropali:
“Që kur është kthyer kjo hije e së shkuarës, edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre,. Kujt I thua hajn ti që je shpallur hajn nga SHBA, ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shpi o Sali shijo perëndimin e diellit se s’ka më agim për ty. Shqipëria të dha gjithçka dhe ti i le vetëm turpin.
Gjithashtu më herët Spiropali ka replikuar edhe kreun e PD Lulzim Basha të cilit i thotë se për të parë se si është drejtësia sot duhet të kthejnë kokën për të parë si ka qenë më parë.
Ndërsa i kujton se pyetet nga prokurorë belgë dhe ironizon duke thënë se ka larë dy gishta e është i zhytur brenda. Spiropali thekson se qëllimi i mazhorancës është të çlirojë drejtësinë.
Spiropali: Mungesa absolute e koherencës me ato që thotë dje dhe do bëjë sot është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga kjo shumicë, është po i njëjti njeri që flet për hetime nga institucionet të cilat janë krijuar përmes vullnetit politik të kësaj shumice dhe kryeministrit Rama. Për të parë si është drejtësia sot, duhet të shohim si ishte dje. Kush e mendonte në republikën e Shqipërisë që kryebashkiak, ministra apo drejtues të tjerë të dyshoheshin, le më të hetoheshin.
Basha është shembulli i gjallë që jo se si afera apo për numra që i përsërit se nga matematika nuk merr vesh, por për vjedhje të provuara ka shpëtuar vetë. Sot pyetet nga prokurorë belgë dhe flet për gishta e duar, ky që veç 2 gishta ka larë dhe është i zhytur brenda. Ne me sistemin e pandëshkueshmërisë të kapjes së shtetit nuk na lidh asgjë siç ju lidhte ju kokë e këmbë më parë.
Ne nuk na lidh asgjë se kemi marrë vendimin që ta çlirojmë drejtësinë. Alternativa juaj është burg për të tjerët e të bëjmë çfarë kemi dashur. Do vijë koha e drejtësisë për të gjithë. Në fund gjykon sovrani që i ka sytë në ballë dhe e di se çfarë bën.