U gëzua për Metën? Kryemadhi: Kostumi i LSI i qëndron ngushtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Ilir Metës.

Ajo tha për gazetarët se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha fund thashethemeve se Meta është në një koalicion me Bashën.

Po ashtu, Kryemadhi e shikon të ardhmen e Metës më tej se LSI.

Jeni gëzuar për Metën si bashkëshort apo president, u pyet Kryemadhi, e cila u përgjigj: Dëshirë kisha që Meta të kthehej në politikë në habitatin e tij, vendimin e prisja në mars, lëvizja i ka dhënë fund thashethemeve të Ramës që është me bravën. Kostumi i LSI, Metës i qendron ngusht, është më shume se aq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT