Ky është i vetmi anëtar i Gjykatës Kushtetuese që votoi pro shkarkimit të Metës

Gjykata Kushtetuese mbrëmë vonë vendosi të shfuqizonte vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Në vendimin e dhënë thuhej se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.

Ndërkohë është mësuar edhe se si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Metën.

6 anëtarë të GJK kanë votuar kundër shkarkimit të presidentit Meta, ndërsa një ka votuar pro.

Mësohet se kundër për shkarkimin e Metës kanë votuar; Vitore Tushe, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja.

Ndërsa i vetmi gjyqtari që ka votuar pro për shkarkimin e presidentit është Altin Binaj.

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, Ilir Meta do të vijojë të jetë president i Shqipërisë deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT