Arrestohen 10 aktivistë të Vetëvendosjes në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se 10 aktivistë të saj janë arrestuar sot nga policia, pasi kanë vendosur dekorime me flamurin kombëtar në qytetin e Prizrenit.
Aksioni i Vetëvendosjes ka pasur si qëllim shtimin e dekorimeve për 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
“Sot,10 qershor 2012, rreth orës 8.30, në Prizren gjatë aktivitetit Lëvizjes Vetëvendosje! për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , janë arrestuar nga Policia e Kosovës , 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!. Këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Personat e arrestuar janë;
Artan Abrashi
Drilon Zyba
Luan Hoti
Shpend Zyba
Arlind Manxhuka
Alfred Bobaj
Qendrim Hoxha
Liridon Qenaj
Sabir Osmani
Shkodran Kabashi.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”