Kryeministri grek në Beograd, siguron Vuçiçin se s’do ta njohë Kosovën: Pozicioni i vendit tonë s’ndryshon, por duam të shohim…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje ka zhvilluar një takim në Beograd me presidentin serb, Aleksadër Vuçiç.

Të dy liderët rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Greqisë dhe Serbisë dhe diskutuan për prioritetet në të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në çështjet e ekonomisë dhe politikës së jashtme.

Gjatë fjalës së tij Mitsotakis e siguroi Vuçiçin, se Greqia nuk ka ndryshuar pozicion dhe se nuk do ta njohë Kosovën, teksa tha se duan që të shohin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Së fundi, dua të jem i qartë për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Pozicioni i vendit tonë nuk ndryshon, ai mbetet i pandryshuar. Por, siç thatë ju, ne duam të shohim normalizimin e plotë të marrëdhënieve tuaja me Prishtinën dhe për këtë dhe mbështesim vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Lajçak për të arritur një arritje gjithëpërfshirëse dhe marrëveshje ligjore.

Është një marrëveshje që në fund do të përfitojë të dyja palët, por sigurisht rivendosja e një atmosfere qetësie dhe bashkëpunimi në Ballkan në tërësi dhe pavarësisht se nuk kemi parë progres në muajt e fundit, ju mbaj përkushtimi dhe dëshira gjithmonë aktive, merrni pjesë në këtë dialog me humor të mirë, në mënyrë që, më në fund kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të drejtë. E drejtë dhe ligjërisht e detyrueshme” tha kryeministri grek.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT