Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kërcen vallen shqiptare e veshur kuq e zi

Kosova feston sot Ditën e Pavarësisë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen kanë uruar këtë ditë të shënuar. Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka dhënë urimin e saj të përzemërt, duke e shoqëruar me një kërcim ndërsa është e veshur kuq e zi.
“Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram, teksa ka publikuar një video ku shfaqet e veshur kuqezi dhe kërcen vallen shqiptare në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë.

Kujtojmë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 Shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.