Bombardimi i Beogradit/ Ish-zëdhënësi i NATO-s: Si ka ndryshuar Kosova në 14 vite pavarësi

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ishte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News për të folur për ndryshimet që ka pësuar Kosova gjithë këto vite.

Ai mbajti këtë post gjatë kohës së bombardimeve të Beogradit nga NATO.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, ai shprehet i gëzuar që “ka luajtur rolin e tij modest në atë periudhë të rëndësishme për kombin shqiptar”

Shihni përparime në këto 14 vite në Kosovë?

Duhet të themi që njerëzit që po udhëheqin sot nuk janë të njëjtët udhëheqës të 2008-s. Kosova është bërë një vend demokratik, ku votohet dhe ka rotacion politik. Kjo është për t’u përgëzuar. Shembull i mirë për Ballkanin dhe të gjithë Europën. Kosova ka pasur shumë armiqësi nga qeveria serbe, që ka bërë fushata për të ndaluar vendet e OKB për të ndaluar njohjen e saj. Kosova nuk ka pasur një rrugë të lehtë. Por kur mendoni të gjitha gjërat që janë bërë, dhe shoh shumë kosovarë që janë përshtatur në Europë e botë e shikon që ky vend ka pasur talentë.

Momenti më i vështirë juaji personal në ato deklarata që bënit në atë kohë?

Kanë qenë dy probleme kryesore. Në luftë gjërat shkojnë keq, edhe nëse je i miri. Edhe nëse je njeriu që përdor marrëdhëniet diplomatike për të shmangur forcën përsëri ka incidente. Po bombardimet? Incidentet që kanë ndodhur ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm? Shqetësimi im lidhej me opinionin publik, me NATO-n, ne humbisnim planin e gjerë. Ideja ishte të siguronim mbështetjen e publikut. Duhet të bindësh dhe njerëzit se pse përdorimi i forcave ushtarake është i nevojshëm

Serbia vazhdon të mohojë Kosovën? A përdor sot Serbia të njëjtën politikë si Millosheviç?

Kur vjen fjala te Vucic, nuk shoh vullnet për të përdorur forcë për të kontrolluar Kosovën, siç bënte Milloshevic. Por ata vazhdojnë të shikojnë të shkuarën dhe jo të ardhmen. Tani e ardhmja është tjetër. Kemi nevojë për udhëheqës të tjerë që çojnë vendin përpara. E njëjta gjë vlen dhe për Kosovën. BE luan një rol të rëndësishëm, por ne duhet të ecim përpara me procesin e njohjes.

Mundet Ballkani të prodhojë një Nelson Mandela?

Në fakt nuk është e lehtë. Mund të duhen 100-200 vite që të ndodhë diçka e tillë. Presioni ndaj BE-së, se Beogradi po kërkon t’i bashkohet BE-së, është i madh. Edhe Prishtina duhet ta bëjë. Unë kam kuptuar që kur shkon në Beograd apo Prishtinë, ke organizata jo-qeveritare, apo udhëheqës të shoqërisë civile që duan të jetojnë mirë me njëri-tjetrin, të pajtohen. Dhe ne duhet t’i inkurajojmë këto forca. Duhet të bashkohen komunitetet, edhe nëse s’ka një Nelson Mandela.

Ata që shpallën pavarësinë janë sot prapa hekurave, a po hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së? Sa do vazhdojë kjo betejë?

Është e dhimbshme pjesa e konfliktit, sepse ata janë heronjtë. Nëse ka krime që kanë ndodhur, ata kanë ndodhur në krahun tjetër. Njëra palë ka kryer më shumë krime se pala tjetër edhe pse pala tjetër nuk është tërësisht e pafajshme. E kuptoj acarimin e kosovarëve, por në mënyrë që të demostroni maturinë tuaj, duhet të përballeni me këtë çështje. Dhe kjo është gjë e mirë për të treguar se kush jeni, që jeni të pafajshëm.

Rusia vazhdon të mbështesë Serbinë, e Perëndimi Kosovën. Për sa kohë?

Është dhe Beogradi që sheh nga Rusia. Duke parë çka ndodhur nga shekulli 19, nuk shihet nga e ardhmja. Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie tregtare me Europën, më shumë se sa ka Serbia me Rusinë, por prapë kemi ndikimin rus. Por nëse NATO përparon, Rusia e sheh veten humbëse. NATO e bëri të qartë që dera do qëndrojë e hapur për të gjitha shtetet që duan të bëhen pjesë. Është gjë e mirë që NATO ndihmon Kosovën. NATO i qëndron parimeve të veta, që këto shtete që duan të futen të mos bien nën ndikimin rus.

Si do e donit Kosovën për 15-vjetorin e saj?

Kemi nevojë të përparojnë diskutimet dhe bisedimet. Kemi nevojë që Beogradi të ndryshojë çështjen e kufijve dhe doganat, meqënëse ta njohë është e vështirë. Nëse brenda një viti i kthehemi marrëveshjeve të shkruara para ca kohësh lidhur me kufinjtë, numrat e telefonit, lëvizjet, etj. kjo do të ishte gjë e mirë. Nuk është e lehtë se ka vështirësi, por duhet të bëhen përparime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT