(VIDEO) Franca bën gafën e radhës, vendos himnin shqiptar te kombëtarja e Finlandës

Franca duket se ka një problem me himnet kombëtare. Kësaj ajo gaboi me himnin kombëtar të Finlandës, duke iu vendosur atë të Shqipërisë. Kjo ndodhi në monetin kur po luanin dy ekipet kombëtare të futbollit të femrave.

Në takimin mes skuadrës së shtëpisë dhe ekipit nordik në Le Havre ndodhi gafa e radhës. Nga qendra e zërit u dëgjua himni kombëtar i Shqipërisë dhe jo ai i Finalandës. Lojtaret reaguan duke qeshur, pasi nuk po i tingëllonte familjar. Por këtë gjë nuk e kuptuan as organizatorët e këtij takimi, por edhe tifozët që në fund e duatrokitën himnin duke menduar se ishte i shtetit finlandez.

Në të njëjtën mënyrë vepruan dhe në stol, si futbollistët e Finlandës ashtu edhe anëtarët e stafit teknik nuk protestuan për këtë ngatërresë të turpshme. Madje qëndruan në pritje, ndoshta me shpresën që dëgjohej edhe himni i shtetit të tyre.

Sipas asaj që shkuhet në mediat vedase, federata Franceze i kërkoi falje finlandezëve. Pas interpretimit të himnit kombëtar shqiptar në Stade Océane në Le Havre, zv/presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo tha se “federata franceze dëshiron t’i kërkojë falje delegacionit finlandez. Ne kemi dërguar një mesazh teksa flasim me presidentin e federatës finlandeze për t’u justifikuar”.

Diallo vazhdoi, “Ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë gabim. File që u zgjodh vërtet titullohej ‘Finlanda’ por brenda ishte himni shqiptar që u luajt. Kjo shpjegon gabimin dhe ne kërkojmë falje sinqerisht në emër të FFF. Shpresoj që incidente të tilla të mos përsëriten.”

Ky gabim vjen pas një rasti të ngjashëm në shtator 2019, para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, kur në vend të tij u luajt himni i Andorrës. Në atë rast, FFF u gjobit me 20,000 € për “organizim të pamjaftueshëm”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT