Kaçanik, arrestohen dhunshëm aktivistët që mbrojtën Flamurin Kombëtar

Sot, në 8 qershor, me afrimin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut që përkujtohet në 11 qershor, Komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhë e kaltër të Hashim Thaçit. Aktivistë të VETËVENDOSJE!-s në Kaçanik së bashku me disa qytetarë dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi.
Gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm:
Basri Kodrën, kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati.  
Flamuri i Ahtisaarit nuk ka asnjë lidhje me datat historike të kombit shqiptar dhe shqiptarëve. Nëse datat historike paraqesin kulmimin e përpjekjeve e sublimimin e vullnetit për liri e bashkim, ky flamur paraqet në mënyrën më të qartë shkeljen e vullnetit të shqiptarëve përmes imponimit të një projekti të dëmshëm politik, siç është Plani i Ahtisaarit.
Flamuri i Ahtisarit nuk është flamur i popullit të Kosovës por i atyre politikanëve të cilët pavarësinë e kanë shpallur për vete e jo për popullin. Dita e çlirimit nuk duhet të jetë ditë e çlirimit të politikanëve por ditë e çlirimit të popullit, veç tjerash edhe nga ky lloj i politikanëve. Kremtimi i ditës së çlirimit të popullit nuk mund të bëhet duke përdorur si simbol flamurin e këtyre politikanëve.
Ta vendosësh flamurin e Ahtisaarit në prag të datave të shënuara historike është fyerje e dinjitetit të qytetarëve te Kaçanikut.
Përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj janë kundërthënëse me projektin multietnik të  Hashim Thaçit. Flamuri kombëtar është i papajtueshëm me atë të Ahtisaarit.
Nëse i pari na afirmon ne si bashkësi politike, duke mos i përjashtuar të tjerët, flamuri i Ahtisaarit e përjetëson konfliktin midis popujve që i ka kategorizuar si bashkësi etnike.
Flamuri kombëtar është popullor, flamuri i Ahtisaarit është perandorak. (ZSH)

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT