Paralajmërimi i Presidentit Meta: Mezi po pres 25 Korrikun! Opozita shumë shpejt do të jetë më e fortë sesa e mendojnë

Presidenti Ilir Meta është shprehur se pas përfundimit të mandatit si Kreu i shtetit do të rikthehet jetës aktive politike.

Ai tha se do të bëjë një opozitë shumë të fortë, por pa përcaktuar nëse do të marrë sërish drejtimin e LSI-së.

“Opozita shumë shpejt do të jetë më e fortë sesa e mendojnë. Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon ti largojë nga vendi është e jashtë zakonshme. Ata kanë pasur një problem sepse nuk kanë pasur lidership, por tani gjerat po ndryshojnë

Unë mezi po pres 25 korrikun. Shqipëria ka humbur kaq shumë kohë, saqë ne nuk do kemi kohë për të pushuar.

Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit dhe që nuk do të ndryshohet kushtetuta me 140 deputetë, por me referendum. Kjo do të arrihet shumë shpejt. Nuk ka më asnjë sekondë pushim pas 24 korrikut”, tha Meta në RTSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT