Mos shkarkimi i Metës/ Kontestimet e Aurela Anastasit ndaj Gjykatës: Si mund të jetë shkelje jo e rëndë kur prek thelbin

Konstitucionalisti Aurela Anastasi duket se ka rezervat e saj paraprake për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta. Edhe pse shprehet se duhet pritur vendimi i zbardhur, Anastasi në studionin e Open në Top Channel ka dhënë disa nga rezervat e saj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe pse u more me një shumicë votash 6 kundër dhe 1 pro.

“Në teori ne i quajmë politike se edhe palët janë ato që vijnë nga bota politike e mund të vijnë me akuza politike. Gjykata Kushtetuese duhet të japë përgjigje për shkeljet juridike që mund të ketë bërë presidentit, mund të angazhohet për shkeljet politike por nuk e jep dot këtë sanksion ajo. Ajo duhet ti përkthejë në shkelje juridike, nëse përbëjnë ose jo. Nuk e shoh dot këtu qartazi më duhet vendimi i arsyetuar. GJK ka punuar mbi shkeljet juridike e presim një vendim të argumentuar, se ka përcaktuar një proces të rregullt ligjore e ka pranua atë, ka përcaktuar se ka pasur shkelje të Kushtetutës, këto nuk kanë qenë të rënda e nuk ka pasur”, tha Anastasi.

Duke u bazuar mbi njoftimin e Gjykatës ajo theksoi se janë gjetur disa shkelje, por që nuk janë cilësuar si të rënda.

“Për nenet 86/1 dhe 89 që lidhen me Presidentin, si uniteti i populli e i paanshëm, ajo i ka konsideruar se janë shkelur, por jo e rëndë. Neni 83/3, shkelje e betimit. Edhe këtë disa Gjykata Kushtetuese në botë e kanë konsideruar si të rëndë, kurse Gjykata jonë e thotë se është shkelur, por jo e rëndë. Neni 94, me ushtrimin e kompetencave ka thënë se nuk ka shkelje. Mori një vendim nga shumica duket bindës, sepse janë 6 me 1, ne presim argumentet, të shikojmë marzhin. Nuk kam ndonjë mendim, por kam pikëpyetje?”, theksoi Meta.

Më tej konstitucionalistja Anastasi ngre çështjen se Gjykata duhet të kishte realizuar rastet se cilat janë rastet e shkeljes së rëndë të Kushetutës.

“Unë pyes se pse GJK nuk kishte një parashikim ligjor se çdo të thotë një shkelje të rëndë e duhet ta përcaktonte vetë. Duhet të shihte unitetin e popullit, janë thelbi, GJK thotë i ka shkelur, por nuk është i rëndë. Por si e shkel thelbin, por s’është e rëndë”, theksoi Anastasi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT