SONDAZHI/ Lideri më i pëlqyer i durrsakëve? Udhëheq Rama me 45,2%, popullariteti i Bashës sa gjysma e Berishës

Në bashkinë e Durrësit, kandidatja socialiste, Emiriana Sako gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (47%) të votuesve.

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka pëlqehet nga dy në çdo pesë (40%) qytetarë durrsakë.

Luan Hoti, i Partisë Demokratike, pëlqehet nga një e katërta e elektoratit të Bashkisë Durrës.

Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohet më negativisht (47%) nga qytetarët e Durrësit është ai i Partisë Demokratike, Luan Hoti.

Pëlqyeshmëria e qytetarëve të Durrësit për kandidatët për kryetar bashkie, lidhet drejtpërdrejt me pëlqyeshmërinë që ata kanë për liderët e partive që mbështesin këta kandidatë.

Mes liderëve kryesorë politik, durrsakët pëlqejnë më shumë (45%) kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha pëlqehet nga një e katërta (28,5%) e elektoratit të Durrësit dhe kryetari i PD-së, Basha gëzon mendim pozitiv tek 15% e votuesve në Durrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT