‘Ta sjellin me forcë këtu’/ Tërbohet Tabaku në Komision, Denaj i kthehet: Boll fyeve dhe ul zërin

Ka nisur me debate mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve.
Drejtuesja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, tha se një prej dëshmitareve që do të pyetej për herë të dytë, Arjola Kodra, nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme.
Tabaku paralajmëroi se nëse ajo nuk do të vinte në mënyrë vullnetare, ajo do të kërkonte ndërhyrjen e policisë për ta sjellë forcërisht.
Janë të pakuptueshme këto reagime të Tabakut, e cila edhe 2 ditë më parë tregoi se nuk do t’ja dijë as për shëndetin e të tjerëve.
Kur njëri prej dëshmitarëve nuk u shfaq në Komision për shkak se ishte me COVID, ajo tepër e irrituar kërkoi që të vinte t’i infektonte të gjithë.
“Le të vijë të dëshmojë edhe pse është me COVID, le të na infektojë të gjithëve,” tha Tabaku.
Një prej anëtareve i kërkoi Tabakut që të ulë zërin dhe të mos fyejë.
“Keni përgjegjësinë për të drejtuar komisionin, por jo të ngrini zërin dhe të fyeni. Jua kërkoj përsëri të jeni në krye me respekt ndaj të gjithëve,” tha Denaj.