‘Rëndohet’ loja, PS shkresë zyrtare SPAK dhe PP: Ku janë hetimet për Berishën?

PS i ka kërkuar informacion prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit se në çfarë faze janë hetimet për aferën CEZ-DIA. Në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Berishës dhe 11 personave të tjerë.
Ne vitin 2017, Kuvendi ka depozituar Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjeke penale sipas konkluzioneve te Raportit. Në lidhje me këtë kallëzim (Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor) dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, kërkojmë të informohemi se në çfarë gjendje apo shkallë procedimi është, nëse kjo çështje ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe nëse po, në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është.
Pas deklaratave të bëra në Kuvend kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është drejtuar me shkresë më 17 shkurt kreut të SPAK Arben Kraja dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.
“Për këtë arsye, bazuar në nenin 110 te Kodit të Procedurës Penale në të cilin parashikohet se” Palët dhe përfaqësuesve te tyre ne çdo gjendje apo shkalle procedimi te paraqesin memorie dhe kërkesa me shkrim” me anën e kësaj memo kërkojmë të informohemi se në çfarë gjendje apo shkallë procedimi është ky kallëzim“, thuhet në kërkesë.
Të kallëzuar janë- Sali Berisha; Nue (Nucl) Nik Kalaj; Genc Ruli, Ridvan Bode; anëtarët e Komisionit së Vlerësimit i Ofertave; anëtarët e Komisionit te Negocimit të Marrëveshjes me CEZ; Florin Mima; Enno Bozdo, Ledina Mandia; Shkelzen Berisha; Bujar Nepravishta; Sokol Ramadani.


/abcnews.al
